

Trajnimit i Mësimdhënësve përfundoi me sukses
Programi i Trajnimit të Mësimdhënësve (Teacher Training Program – TTP) 2026, një iniciativë e Economic Fundamentals Initiative (EFI), e mbështetur nga Rising Tide Foundation, ka përfunduar me sukses të tri kohortat e tij në Kosovë.
Programi, i cili synon forcimin e edukimit ekonomik në vend, mblodhi 84 mësimdhënës të shkollave të mesme nga komuna të ndryshme të Kosovës. Përmes sesioneve interaktive, mësimit praktik dhe bashkëpunimit me trajnerët e programit, pjesëmarrësit përfunduan një program intensiv të zhvillimit profesional dhe u certifikuan në Pedagogjinë Ekonomike.
Tashmë në vitin e tretë të zbatimit, interesimi dhe pjesëmarrja e vazhdueshme e mësimdhënësve dëshmojnë nevojën në rritje për zhvillim profesional cilësor në fushën e edukimit ekonomik. Programi ka krijuar një rrjet të fortë mësimdhënësish të angazhuar, të pajisur me metodologji bashkëkohore të mësimdhënies, mjete praktike për klasën dhe qasje inovative në mësimdhënien e ekonomisë. Duke nxitur bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe përdorimin e metodave interaktive në procesin mësimor, TTP vazhdon të kontribuojë në forcimin e edukimit ekonomik në Kosovë dhe në krijimin e mjediseve më efektive të të nxënit për nxënësit.
