

Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomiksit 2026
14.8.26
Finalistët tanë tashmë ndodhen në Olympia, Greqi, ku kanë filluar garat në kuadër të Olimpiadës Ndërkombëtare të Ekonomiksit. Gjatë kësaj jave, nxënësit do të sfidojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në ekonomi, përkrah të rinjve nga vende të ndryshme të botës.Jemi krenarë që Kosova përfaqësohet nga këta të rinj të talentuar dhe të përkushtuar. Ju urojmë shumë suksese gjatë garës dhe një përvojë të paharrueshme në Olympia!
