

Raundi shkollor i Olimpiadës 2026
13.4.26
Mbi 1300 nxënës nga 37 shkolla të mesme në mbarë Kosovën morën pjesë në këtë fazë të garës, duke testuar njohuritë e tyre në ekonomi dhe shkathtësi analitike.Ky është viti i katërt që Olimpiada e Ekonomiksit organizohet në Kosovë, dhe çdo vit po shohim rritje të vazhdueshme dhe interes gjithnjë e më të madh për pjesëmarrje.Pjesëmarrja e Kosovës në këtë garë mbështetet nga Economic Fundamentals Initiative (EFI), ndërsa partneri implementues është Instituti Riinvest.Faleminderit të gjithë nxënësve dhe koordinatorëve për angazhimin — dhe suksese të mëtejshme për ata që kalojnë në raundin tjetër!
