

Aktivitetet tona

16.5.22
Përmes një donacioni simbolik, dhuruam disa kopje të librit "Ekonomiksi i Mendimit Praktik" në Shkollën e Mesme Ekonomike "Hasan Prishtina" në Mitrovicë.
Falenderojmë Drejtorin z. Abdullah Bejtullahun, pegadogën e shkollës si dhe profesoreshën znj. Samije Tmava për pritjen. Stafi dhe menaxhmenti i shkollës konfirmuan rëndësinë e pasurimit të bibliotekës së shkollës me literaturë adekuate nga lëmia e ekonomisë.
Me këtë aktivitet, po përmbylim aktivititet tona promocionale në institucionet arsimore në tërë Kosovën.
