

Rektori Nimani priti në takim përfaqësuesit e projektit „Ekonomiksi i Mendimit Praktik“

21.4.22
Nga sot libri "Ekonomiksi i Mendimit Praktik", do të jetë në dispozicion për studentët e Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani".
Falenderojmë Rektorin z. Artan Nimani për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Rektori Nimani, në cilësi të mësimdhënësit të ekonomisë ka shprehur mirënjohjen dhe falenderimet e tij për këtë literaturë shtesë te ofruar nga projekti ynë për studentët e ekonomisë dhe menaxhimit shëndetësor - duke theksuar rëndësinë e njohjes së koncepteve dhe fenomeneve ekonomike për zhvillimin profesional të tyre.
