WEBVTT FILE

1
00:00:00.000 --> 00:00:01.921
-Kemi një pyetje për ju.

2
00:00:01.921 --> 00:00:04.188
Sa para do të duhej
t’ju paguante dikush

3
00:00:04.188 --> 00:00:06.720
që të hiqnit dorë nga interneti,
deri në fund të jetës?

4
00:00:06.720 --> 00:00:07.816
-Ah, mos!

5
00:00:07.816 --> 00:00:09.924
-Kjo është pyetje shumë me vend.

6
00:00:09.924 --> 00:00:12.490
A do të hiqnit dorë nga interneti
për një milion dollarë?

7
00:00:12.490 --> 00:00:14.297
-Pra, a do të mjaftonin një
milion dollarë që ju të

8
00:00:14.297 --> 00:00:15.849
mos e përdornit më internetin?

9
00:00:15.849 --> 00:00:16.698
-Unë? Jo.

10
00:00:16.698 --> 00:00:18.589
-Nuk e di nëse do ta
pranoja këtë sfidë.

11
00:00:18.589 --> 00:00:20.616
-E gjithë jeta ime
është në internet.

12
00:00:20.616 --> 00:00:21.991
-Do të duhej të ishte diçka

13
00:00:21.991 --> 00:00:26.070
përtej 15 apo 20 milionë dollarë.



14
00:00:26.070 --> 00:00:27.357
-Më shumë se milionë, miliardë.

15
00:00:27.357 --> 00:00:29.830
-Mendoj se do të ishte një shifër me miliardë.

16
00:00:29.830 --> 00:00:31.709
-Kur ua bëj studentëve
këtë pyetje thonë:

17
00:00:31.709 --> 00:00:33.353
Oh, nuk do të mund të
më paguanit mjaftueshëm.

18
00:00:33.353 --> 00:00:37.100
Pesë milionë. Jo, dhjetë milionë.
Një miliard dollarë.

19
00:00:37.100 --> 00:00:39.118
-Profesori i SMU-së Majkëll Koks

20
00:00:39.118 --> 00:00:41.966
kalon shumë kohë duke menduar
rreth teknologjive të reja.

21
00:00:41.966 --> 00:00:43.459
-Pra, më lejoni t’ju bëj
një pyetje tjetër:

22
00:00:43.459 --> 00:00:46.142
Sa do të duhet të paguanit
për ta përdorur atë?

23
00:00:46.142 --> 00:00:49.620
Dhjetë milionë? Një milionë?
Njëqind mijë?

24
00:00:49.620 --> 00:00:51.026
Edhe një mijë? Jo.

25
00:00:51.026 --> 00:00:53.940
-Qasja në internet këto ditë kushton
vetëm disa cent në ditë.

26
00:00:53.940 --> 00:00:57.224
-Dhe tregu ka krijuar një
hendek të jashtëzakonshëm

27
00:00:57.224 --> 00:01:00.507
mes vlerës, sa do të paguanit për të,
dhe kostos.

28
00:01:00.507 --> 00:01:04.147
-Aksesi në internet është i lirë dhe po
bëhet gjithnjë e më i lirë me kalimin e kohës.

29
00:01:04.147 --> 00:01:06.863
Në fakt, çmimi i aksesit në
internet me shpejtësi të lartë

30
00:01:06.863 --> 00:01:11.017
ka rënë më shumë se 50%
gjatë dy viteve të fundit.

31
00:01:11.017 --> 00:01:13.005
Shumë gjëra po bëhen më të lira.

32
00:01:13.005 --> 00:01:15.995
-Univac është lider në fushën
kompjuterike elektronike.

33
00:01:15.995 --> 00:01:18.863
-Kompjuterët e parë ishin
të mëdhenj dhe të ngadaltë

34
00:01:18.863 --> 00:01:20.851
dhe kushtonin miliona dollarë.

35
00:01:20.851 --> 00:01:24.223
-Ja një kamera që është ndërtuar
duke pasur argëtimin në mendje.

36
00:01:24.223 --> 00:01:27.479
-Nuk ka kaluar shumë kohë që kur
kjo kamerë ishte diçka e madhe.

37
00:01:27.479 --> 00:01:30.182
E njëjta gjë sikurse dhe
për videokamerat si kjo.

38
00:01:30.182 --> 00:01:33.296
Por sot, telefonat inteligjentë
vijnë me kamera për video,

39
00:01:33.296 --> 00:01:38.049
kamera për fotografi dhe lloj-lloj funksionesh
të tjera, të gjitha të integruara.

40
00:01:38.049 --> 00:01:40.593
Ja se si dukeshin telefonat
e parë celularë

41
00:01:40.593 --> 00:01:42.498
kur dolën në treg në mesin e viteve ‘80.

42
00:01:42.498 --> 00:01:45.830
Çmimi? 4000 dollarë.

43
00:01:45.830 --> 00:01:50.409
-4000 dollarë? Jo!

44
00:01:50.409 --> 00:01:54.438
-Ky produkt që pashë kohët e fundit,
një telefon 3G, ishte 39 dollarë.

45
00:01:54.438 --> 00:01:56.503
-A prisni ndonjëherë që
çmimi i një produkti

46
00:01:56.503 --> 00:01:58.169
të ulet përpara se ta blini?

47
00:01:58.169 --> 00:02:00.518
-Po, patjetër. iPad.

48
00:02:00.518 --> 00:02:03.098
-Shumë prej nesh presin një çmim më të ulët.

49
00:02:03.098 --> 00:02:05.203
Por, pse bien çmimet e mallrave?

50
00:02:05.203 --> 00:02:07.474
-Kur një mall i ri del në treg,
të gjithë vihemi në radhë.

51
00:02:07.474 --> 00:02:08.962
Të gjithë vihemi në radhë për ta blerë.

52
00:02:08.962 --> 00:02:11.228
Më të pasurit janë në krye të radhës.



53
00:02:11.228 --> 00:02:12.595
Ata paguajnë çmimin më të lartë,

54
00:02:12.595 --> 00:02:14.212
dhe marrin versionin
më të keq të produktit.

55
00:02:14.212 --> 00:02:15.795
-Reagimi im i dukshëm është,
sigurisht e dini,

56
00:02:15.795 --> 00:02:18.833
Majkëll Dagllas në Uoll Strit.
Në plazh.

57
00:02:18.833 --> 00:02:20.080
-Më jep një lajm të gëzuar or mik.

58
00:02:20.080 --> 00:02:24.072
-Douglas luan personazhin negativ
Gordon Geko në filmin e vitit 1987.

59
00:02:24.072 --> 00:02:25.423
Ai është super i pasur.

60
00:02:25.423 --> 00:02:29.477
Por telefoni i tij nuk kishte memorie,
nuk kishte aplikacione, as muzikë.

61
00:02:29.477 --> 00:02:31.900
Dukej si një tullë me butona.

62
00:02:31.900 --> 00:02:34.562
Vitet e para produktet
janë shumë të shtrenjta

63
00:02:34.562 --> 00:02:36.556
sepse paguhen kostot e zhvillimit të tyre.

64
00:02:36.556 --> 00:02:39.507
-Zhvilluesit eksperimentojnë
me teknologjinë e re

65
00:02:39.507 --> 00:02:41.964
dhe mendojnë si të
bëjnë sa më shumë

66
00:02:41.964 --> 00:02:44.129
para duke ua shitur më shumë njerëzve.

67
00:02:44.129 --> 00:02:47.223
Por, shumica e njerëzve nuk duan
të shpenzojnë mijëra dollarë

68
00:02:47.223 --> 00:02:50.097
për një telefon celular, prandaj presin.

69
00:02:50.097 --> 00:02:53.872
-Nëse të gjithë do të prisnin,
produkti do të zhdukej.

70
00:02:53.872 --> 00:02:56.015
Asnjëherë nuk do të dilte në treg.

71
00:02:56.015 --> 00:02:59.203
Prandaj, dikush paguan koston
e produktit të parë

72
00:02:59.203 --> 00:03:00.926
që ai të mos zhduket
dhe këta janë të pasurit.

73
00:03:00.926 --> 00:03:04.545
-Gordon Gekot e jetës reale i blejnë
produktet kur ato janë të shtrenjta

74
00:03:04.545 --> 00:03:07.852
dhe na lejojnë neve të gëzojmë
versionin më të lirë dhe më të mirë.

75
00:03:07.852 --> 00:03:11.623
-Kapitalizmi ka sistemin e vet të
integruar të transferimit të mirëqenies.

76
00:03:11.623 --> 00:03:16.416
-Imagjinoni sikur telefonat të vazhdonin
të kushtonin 4000 dollarë.

77
00:03:16.416 --> 00:03:19.404
A mendoni se nëse telefonat do të kushtonin
aq shumë sot ju do të kishit një të tillë?

78
00:03:19.404 --> 00:03:20.983
-Jo.
-Unë jo për vete.

79
00:03:20.983 --> 00:03:24.975
-Por sot, të gjithë gëzojmë gjëra
që janë shumë më të mira

80
00:03:24.975 --> 00:03:26.717
se ato që zotëronin
njerëzit më të pasur

81
00:03:26.717 --> 00:03:28.730
vetëm pak kohë më parë.

82
00:03:28.730 --> 00:03:32.553
Shumë gjëra të tilla si aspirina
dhe kondicionerët

83
00:03:32.553 --> 00:03:36.518
dhe automjetet plot me opsione, një shekull
më parë nuk ishin fare në dispozicion.

84
00:03:36.518 --> 00:03:38.220
-Është argëtuese dhe qesharake.

85
00:03:38.220 --> 00:03:40.659
-Kjo shkon përtej gjërave argëtuese.

86
00:03:40.659 --> 00:03:44.824
Teknologjia e re na lejon të qëndrojmë në
kontakt me personat e dashur në gjithë globin.

87
00:03:44.824 --> 00:03:48.640
Ajo përmirëson jetën dhe shpëton
jetën në mënyra të panumërta.

88
00:03:48.640 --> 00:03:51.418
-Këtë jua ka sjellë sektori privat.

89
00:03:51.418 --> 00:03:54.004
-Koksi thotë se kjo fillon
me miliona amerikanë

90
00:03:54.004 --> 00:03:55.757
që shkojnë në punë çdo ditë,

91
00:03:55.757 --> 00:03:58.835
duke u përpjekur që të përmirësojnë gjërat
për veten dhe familjet e tyre.

92
00:03:58.835 --> 00:04:01.599
-Gjërat përmirësohen sepse
që unë të kem sukses,

93
00:04:01.599 --> 00:04:04.373
duhet t’u kushtoj vëmendje
nevojave dhe dëshirave tuaja.

94
00:04:04.373 --> 00:04:07.133
Duhet të krijoj një produkt që
do ta blinit me dëshirë,

95
00:04:07.133 --> 00:04:08.880
prandaj nuk mund ta përmirësoj veten

96
00:04:08.880 --> 00:04:10.762
pa ju përmirësuar juve në fillim.

97
00:04:10.762 --> 00:04:13.971
-Apple nuk mund t’ju detyrojë
t’i blini produktet e tyre.

98
00:04:13.971 --> 00:04:15.912
Kompania fiton kaq
shumë para sepse

99
00:04:15.912 --> 00:04:19.133
e kupton shumë mirë se
çfarë duan vërtet njerëzit.

100
00:04:19.133 --> 00:04:22.980
-Prandaj kapitalizmi në mënyrë
paradoksale fillon me interesin vetjak,

101
00:04:22.980 --> 00:04:26.789
por drejtohet nga liria dhe
maksimizon mirëqenien sociale.

102
00:04:26.789 --> 00:04:29.161
-Edhe gjatë periudhave të vështira ekonomike,

103
00:04:29.161 --> 00:04:33.221
amerikanët jetojnë me shumë më
tepër pasuri se brezat e mëparshëm.

104
00:04:33.221 --> 00:04:35.256
Por, pak prej nesh e
konsiderojnë veten të pasur.

105
00:04:35.256 --> 00:04:36.898
-Oh, jo, jo!

106
00:04:36.898 --> 00:04:39.466
-Unë nuk jam i pasur.
Jam, si ta them, shtresa e mesme.

107
00:04:39.466 --> 00:04:41.063
-Thjesht shtresa e mesme.
-Jam në mes.

108
00:04:41.063 --> 00:04:44.896
-Por, në disa mënyra, ndoshta jemi
të gjithë milionerë dhe miliarderë,

109
00:04:44.896 --> 00:04:47.754
nëse kemi diçka që vlen
aq shumë për ne.

110
00:04:47.754 --> 00:04:50.559
Diçka që na lejon të bëjmë kaq shumë.

111
00:04:50.559 --> 00:04:52.133
Prandaj, mendojeni pak.

112
00:04:52.133 --> 00:04:55.229
Sa vlen për ju e gjitha
ajo që keni?

113
00:04:55.229 --> 00:04:57.452
Mund të jeni më
të pasur sesa mendoni.

114
00:04:57.452 --> 00:05:01.698
Fondi për Studime Amerikane

