WEBVTT FILE

1
00:00:00.000 --> 00:00:06.259
[muzikë në sfond]

2
00:00:06.271 --> 00:00:08.379
Parimet e Ekonomiksit

3
00:00:08.379 --> 00:00:13.423
Kush dëshiron të bëhet trilioner?

4
00:00:13.423 --> 00:00:15.423
Nuk është e lehtë të jesh diktator.

5
00:00:15.423 --> 00:00:17.981
Para se gjithash,
ke shumë njerëz rrotull

6
00:00:17.981 --> 00:00:19.485
që duan të jenë në vendin tënd,

7
00:00:19.485 --> 00:00:22.789
kështu që, je vazhdimisht i shqetësuar
si të qëndrosh në pushtet.

8
00:00:22.789 --> 00:00:25.762
Manovrimi i situatave të zymta
ndërmjet rivalëve politikë

9
00:00:25.762 --> 00:00:28.874
dhe aleatëve
është sfilitës.

10
00:00:28.874 --> 00:00:30.874
Janë edhe ata
njerëzit e bezdisshëm

11
00:00:30.891 --> 00:00:32.425
për të cilët jeni përgjegjës.

12
00:00:32.425 --> 00:00:34.408
Si t'u jepni atyre sa
më pak që është e mundur,

13
00:00:34.408 --> 00:00:38.672
por pa nxitur rebelim, është një
veprim akrobatik që nuk mbaron.

14
00:00:38.672 --> 00:00:40.843
Robert Mugabe,
presidenti i Zimbabves,

15
00:00:40.859 --> 00:00:43.409
u përball me këto probleme
rreth vitit 2000.

16
00:00:43.409 --> 00:00:46.717
I duheshin para për të korruptuar
armiqtë dhe për të shpërblyer aleatët.

17
00:00:46.717 --> 00:00:50.132
Fatkeqësisht, ai kishte vënë taksa pothuajse
mbi gjithçka të mundshme,

18
00:00:50.132 --> 00:00:52.591
dhe politikat e tij kishin
larguar investitorët.

19
00:00:52.591 --> 00:00:54.033
Situata ekonomike nuk ishte e favorshme

20
00:00:54.033 --> 00:00:56.222
dhe populli ishte i
papunë dhe i uritur.

21
00:00:56.222 --> 00:00:58.102
Pra, si i siguroi ai paratë?

22
00:00:58.102 --> 00:01:00.033
Epo, një nga përfitimet
e drejtimit të një vendi

23
00:01:00.033 --> 00:01:02.548
është se ti mund të kesh
makinerinë tënde të parave -

24
00:01:02.548 --> 00:01:03.881
makinën e shtypit.

25
00:01:03.881 --> 00:01:06.741
Kështu që, kur je ngushtë, thjesht
mund të printosh më shumë para,

26
00:01:06.741 --> 00:01:09.622
pikërisht atë që bëri edhe Mugabe.

27
00:01:09.622 --> 00:01:12.030
Paratë e sapoprintuara nuk
e rritën produktivitetin

28
00:01:12.030 --> 00:01:14.957
e ekonomisë së Zimbabves dhe
nuk pati asnjë investim të ri.

29
00:01:14.957 --> 00:01:17.318
Për pasojë, ekonomia nuk mund
të gjeneronte më shumë të mira.

30
00:01:17.318 --> 00:01:20.923
Në fakt, kishte më shumë para
për të njëjtën sasi të të mirave.

31
00:01:20.923 --> 00:01:23.083
Më shumë para për të blerë
të njëjtat të mira

32
00:01:23.083 --> 00:01:26.303
çuan në uljen e fuqisë
blerëse të dollarit të Zimbabves.

33
00:01:26.303 --> 00:01:29.893
Duheshin më shumë dollarë për
të blerë të njëjtat produkte si më parë.

34
00:01:29.893 --> 00:01:32.207
Me fjalë të tjera,
ndërsa paratë e sapoprintuara

35
00:01:32.207 --> 00:01:35.803
filluan të mbushnin tregun,
çmimet filluan të rriten.

36
00:01:35.809 --> 00:01:39.691
Çmimet filluan të
rriten me 50% në vit.

37
00:01:39.691 --> 00:01:40.938
Dhe ky ishte vetëm fillimi.

38
00:01:40.938 --> 00:01:43.939
Ndërsa çmimet u rritën, qeverisë i duhej
të printonte edhe më shumë para

39
00:01:43.939 --> 00:01:46.077
për të blerë po aq shumë të mira si më parë.

40
00:01:46.077 --> 00:01:51.117
Dhe kështu vepruan.
Kjo bëri që situata të dilte jashtë kontrollit.

41
00:01:51.117 --> 00:01:54.301
Sa më shpejt rriteshin çmimet, aq
më shumë para printonte qeveria,

42
00:01:54.301 --> 00:01:58.811
dhe çmimet u rritën edhe më shpejt:
pra, një rreth vicioz.

43
00:01:58.811 --> 00:02:02.743
Rreth vitit 2001, çmimet u
rritën me 100% në vit;

44
00:02:02.743 --> 00:02:08.219
200% në vitin 2002
dhe 600% në vitin 2003.

45
00:02:08.219 --> 00:02:12.422
Rreth vitit 2006, çmimet
u rritën me mbi 1,000 % në vit

46
00:02:12.422 --> 00:02:17.111
dhe kostoja për një letër higjenike
ishte 417 dollarë zimbabvian.

47
00:02:17.111 --> 00:02:22.340
Jo për rrotull, por për një copë letre.

48
00:02:22.340 --> 00:02:24.338
Paraja zhvlerësohej aq shpejt saqë

49
00:02:24.338 --> 00:02:26.006
ato që kishit në mëngjes

50
00:02:26.006 --> 00:02:28.399
do të vlenin mjaftë më
pak në mbrëmje.

51
00:02:28.399 --> 00:02:31.563
Kështu që, njerëzit përpiqeshin
t'i shpenzonin menjëherë.

52
00:02:31.563 --> 00:02:34.383
Zimbabvianët u bënë milionerë,
por për fat të keq,

53
00:02:34.383 --> 00:02:37.065
me një milion dollarë zimbabveian
do të ishe me fat nëse

54
00:02:37.065 --> 00:02:38.774
mund të blije një pulë.

55
00:02:38.774 --> 00:02:41.047
Dhe qeveria vazhdonte
të printonte para

56
00:02:41.047 --> 00:02:43.133
dhe me prerje me vlerë
edhe më të lartë:

57
00:02:43.133 --> 00:02:49.293
kartëmonedha një milion, 100 milion, 10
miliardë, 100 miliardë dollarësh zimbabveian.

58
00:02:49.293 --> 00:02:53.549
Në vitin 2008, çmimet u rritën me
mijëra për qind në muaj dhe kështu,

59
00:02:53.549 --> 00:02:57.907
qeveria filloi të emetojë
kartëmonedha 100 trilion dollarësh.

60
00:02:57.907 --> 00:03:00.787
Në momentin më ekstrem,
çmimet po rriteshin në mënyrë

61
00:03:00.787 --> 00:03:04.876
astronomike në 7.6
miliardë për qind në muaj

62
00:03:04.876 --> 00:03:08.377
dhe për një dollar amerikan kursi i këmbimit
ishte, është disi e vështirë për t'u thënë,

63
00:03:08.377 --> 00:03:13.107
por kaq shumë dollarë zimbabvian.

64
00:03:13.107 --> 00:03:14.571
Deri në fund të vitit 2008,

65
00:03:14.571 --> 00:03:17.543
dollari zimbabvian kishte
pushuar së ekzistuari

66
00:03:17.543 --> 00:03:19.119
dhe Mugabe nuk kishte zgjidhje tjetër,

67
00:03:19.119 --> 00:03:22.091
përveçse që të legalizonte transaksionet
në monedha të huaja.

68
00:03:22.091 --> 00:03:25.277
Me këtë, hiperinflacioni mori fund.

69
00:03:25.277 --> 00:03:27.317
Hiperinflacioni ka ndodhur
edhe në vende të tjera,

70
00:03:27.317 --> 00:03:33.488
si në Jugosllavi në 1994, në Kinë në 1949
dhe në Gjermani në 1923.

71
00:03:33.488 --> 00:03:36.504
Ashtu si në Zimbabve, këto
hiperinflacione u shkaktuan

72
00:03:36.504 --> 00:03:39.102
nga qeveritë të cilat ishin të
dëshpëruara për para të thata,

73
00:03:39.102 --> 00:03:43.582
por me pak mjete për të mbledhur fonde,
përveç makinave të printimit të parave.

74
00:03:43.582 --> 00:03:46.326
Hiperinflacioni në
Zimbabve ilustron

75
00:03:46.326 --> 00:03:49.464
gjithashtu një parim më të përgjithshëm
që ne do të hulumtojmë dhe testojmë

76
00:03:49.464 --> 00:03:51.873
më hollësisht në videot pasuese.

77
00:03:51.873 --> 00:03:58.285
Dhe ky është: inflacioni shkaktohet
nga rritja e ofertës së parasë.

