WEBVTT FILE

1
00:00:00.000 --> 00:00:04.181
[brohoritje]

2
00:00:04.181 --> 00:00:06.866
-Në secilin prej mijëra
dyqaneve të Walmart-it,

3
00:00:06.866 --> 00:00:09.078
ata e fillojnë ditën me
brohoritjen e Walmart-it.

4
00:00:09.078 --> 00:00:17.439
[brohoritje]

5
00:00:17.439 --> 00:00:19.964
Kjo mendohet se i frymëzon punonjësit

6
00:00:19.964 --> 00:00:22.384
dhe u kujton atyre
se klienti është i pari.

7
00:00:22.402 --> 00:00:26.139
-Klientët gjithmonë,
kush, kush, kush.

8
00:00:26.139 --> 00:00:28.627
-Këta punonjës na thanë
se u pëlqen të punojnë këtu,

9
00:00:28.627 --> 00:00:32.278
por të tjerë thonë se janë viktima,
se Walmart-i po i shfrytëzon.

10
00:00:32.278 --> 00:00:36.108
[protestë]

11
00:00:36.108 --> 00:00:40.015
Disa e urrejnë Walmart-in.

12
00:00:40.015 --> 00:00:42.245
Kritikët thonë se Walmart-i
shkatërron komunitetet,

13
00:00:42.245 --> 00:00:43.946
diskriminon kundër grave,

14
00:00:43.946 --> 00:00:45.731
nuk u ofron përfitime
të mjaftueshme shëndetësore

15
00:00:45.731 --> 00:00:48.557
dhe i paguan pak punonjësit.

16
00:00:49.346 --> 00:00:52.240
-Ndalojeni këtë përbindësh.

17
00:00:52.240 --> 00:00:55.866
"Filmi që Walmart-i nuk
doni që ta shikoni".

18
00:00:55.866 --> 00:00:58.814
-Një film i ri e përshkruan Walmart-in
si një përbindësh lakmitar

19
00:00:58.814 --> 00:01:01.491
që shkatërron gjithçka
që gjen rrugës.

20
00:01:01.491 --> 00:01:05.467
Kaq shumë e urrejnë, sa disa qytete
kanë votuar të mos e lejojnë Walmart-in.

21
00:01:05.467 --> 00:01:07.583
[protestuesit duke brohoritur]

22
00:01:07.583 --> 00:01:10.068
E shikoni që reporteri
nuk buzëqesh asnjëherë?

23
00:01:10.068 --> 00:01:13.055
-Mesazhi është i fortë dhe i qartë.
"Walmart, nuk të duam këtu".

24
00:01:13.055 --> 00:01:16.292
[protestuesit duke brohoritur]

25
00:01:16.292 --> 00:01:18.359
-Kjo fushatë e madhe e drejtuar
nga sindikatat synon

26
00:01:18.359 --> 00:01:21.018
që ta detyrojë Walmart-in
të mos jetë lakmitar.

27
00:01:21.026 --> 00:01:22.019
Janë lakmitarë?

28
00:01:22.019 --> 00:01:24.058
-Mendoj se fjala lakmi nuk
mjafton për t’i përshkruar.

29
00:01:24.058 --> 00:01:25.781
"Klasifikimi i tyre më i zakonshëm"....

30
00:01:25.781 --> 00:01:28.745
-Poll Blank u punësua nga Sindikata
e Punonjësve të Ushqimit dhe Tregtisë

31
00:01:28.745 --> 00:01:31.149
për të bindur njerëzit që të
mos blejnë në Walmart

32
00:01:31.149 --> 00:01:33.250
derisa Walmart t’i paguajë
punonjësit e vet më shumë.

33
00:01:33.250 --> 00:01:36.243
-Për një rritje një cent,
ata mund t’u japin punonjësve

34
00:01:36.243 --> 00:01:39.263
2 dollarë më shumë në paga dhe përfitime.

35
00:01:39.263 --> 00:01:42.245
Shikoni se sa fitime kanë.
Punonjësi mesatar në Walmart

36
00:01:42.245 --> 00:01:44.827
fiton 8,23 $ në orë.

37
00:01:44.827 --> 00:01:47.679
Me këtë punë nuk
mbahet dot familja.

38
00:01:47.679 --> 00:01:50.652
-Walmart-i thotë se mesatarja është
rreth një dollarë më shumë në orë se kaq,

39
00:01:50.652 --> 00:01:52.568
por edhe aq nuk mjafton.

40
00:01:52.568 --> 00:01:57.337
-Ata kanë marrë vlerat,
moralin, etikën, drejtësinë

41
00:01:57.337 --> 00:01:59.539
që janë bazat e shoqërisë sonë

42
00:01:59.539 --> 00:02:03.920
dhe i kanë hedhur tutje për të
vënë fitimet e tyre para njerëzve.

43
00:02:03.920 --> 00:02:06.402
-Walmart-i tani ka 6000 dyqane

44
00:02:06.402 --> 00:02:09.717
dhe ata shesin më shumë
mallra se çdo zinxhir tjetër dyqanesh.

45
00:02:09.717 --> 00:02:14.320
-Në fakt po kursej 40 $ të mira.
Dhe më pëlqen.

46
00:02:14.341 --> 00:02:17.772
-Çdo gjë që bleva sot ishte
me çmim jashtëzakonisht të ulët.

47
00:02:17.772 --> 00:02:21.153
-Kursimet e konsumatorëve në Shtetet
e Bashkuara për shkak të Walmart-it

48
00:02:21.153 --> 00:02:24.074
mund të jenë deri në
100 miliardë $ në vit.

49
00:02:24.074 --> 00:02:26.702
Kjo kthehet realisht në
rritje të pagave

50
00:02:26.702 --> 00:02:30.231
që Walmart-i u ofron të gjithë
amerikanëve që blejnë atje.

51
00:02:30.231 --> 00:02:32.551
-Kritikët vazhdojnë të
flasin për lakminë,

52
00:02:32.551 --> 00:02:35.531
Walmart-in lakmitar që merr nga njerëzit.

53
00:02:35.531 --> 00:02:39.662
-Lakmia është një njollë për të kërkuar
fitime dhe për të qenë i suksesshëm.

54
00:02:39.662 --> 00:02:44.540
Nuk do të ishte bukur sikur atje të gjithë
punonjësit të fitonin 100 mijë $ në vit?

55
00:02:44.540 --> 00:02:48.308
Patjetër. Do të ishte bukur edhe sikur
lumenjtë të ishin të mbushur me limonadë

56
00:02:48.308 --> 00:02:50.400
dhe çdo fëmijë të kishte
një qenush dhe një lëpirëse.

57
00:02:50.400 --> 00:02:53.047
Por në realitet, kemi shkëmbime.

58
00:02:53.047 --> 00:02:55.727
-Mirë se vini në Walmart.
Doni fytyra të lumtura, fëmijë?

59
00:02:55.727 --> 00:02:57.246
-Walmart-i i mban kostot të ulëta

60
00:02:57.246 --> 00:03:00.010
duke punësuar pensionistë
si Juxhin Alberts.

61
00:03:00.010 --> 00:03:01.354
-Faleminderit.
-Ju uroj një ditë të mbarë.

62
00:03:01.354 --> 00:03:01.978
-Gjithashtu edhe ju. Faleminderit.

63
00:03:01.978 --> 00:03:04.888
-Shumë punonjës të tjerë këtu janë
me kohë të pjesshme ose studentë,

64
00:03:04.888 --> 00:03:07.154
apo njerëz që kërkojnë
burim të dytë të ardhurash.

65
00:03:07.154 --> 00:03:08.212
-Asnjë prej tyre nuk është rekrutuar.

66
00:03:08.212 --> 00:03:10.048
Asnjë prej tyre nuk është marrë
me detyrim që të punojë në Walmart.

67
00:03:10.048 --> 00:03:12.805
Kjo do të thotë se
nëse punojnë atje,

68
00:03:12.805 --> 00:03:15.478
ndoshta ajo ishte puna më
e mirë që mund të gjenin.

69
00:03:15.478 --> 00:03:17.482
Nëse Walmart do të pushonte
së ekzistuari nesër,

70
00:03:17.482 --> 00:03:19.105
ata njerëz nuk do të ishin më mirë.

71
00:03:19.105 --> 00:03:21.176
Atyre do t’u duhej të punonin diku
tjetër me paga edhe më të ulëta,

72
00:03:21.176 --> 00:03:23.176
edhe me më pak përfitime.

73
00:03:23.176 --> 00:03:24.263
[protestë]

74
00:03:24.263 --> 00:03:27.528
-Por protestuesit thonë se
Walmart-i është i lig.

75
00:03:27.528 --> 00:03:30.439
-Çdo përparim i vetëm i madh
në dyqanet e mëdha të shitjeve

76
00:03:30.439 --> 00:03:32.705
me pakicë ka prodhuar protesta.

77
00:03:32.705 --> 00:03:37.355
Qendrat e para tregtare në
qytet urreheshin dhe përbuzeshin.

78
00:03:37.355 --> 00:03:39.314
Kur Sears dhe Roebuck,
dhe Montgomery Ward

79
00:03:39.314 --> 00:03:40.586
filluan biznesin e tyre të porosive me postë,

80
00:03:40.586 --> 00:03:44.807
shitësit e vegjël ruralë u tërbuan për
shkak të konkurrencës së padrejtë.

81
00:03:44.807 --> 00:03:48.560
Kur u krijuan A&P dhe zinxhirët
e tjerë të dyqaneve,

82
00:03:48.560 --> 00:03:51.199
në fakt miratuan ligje që
të përpiqeshin t’i ndalonin.

83
00:03:51.199 --> 00:03:54.242
-Kritikët thonë se lakmia e
Walmart-it nuk është e mirë.

84
00:03:54.242 --> 00:03:56.961
-Në fund, ata duhet
t’i përgjigjen popullit amerikan.

85
00:03:56.961 --> 00:03:59.311
-Por, ata u përgjigjen
klientëve të tyre,

86
00:03:59.311 --> 00:04:02.399
sepse njëqind milionë persona
shkojnë atje për të blerë.

87
00:04:02.399 --> 00:04:05.021
-Por, ne jemi vetëm në
fillim të kësaj fushate.

88
00:04:05.021 --> 00:04:07.937
-Është e lehtë për njerëzit që kanë shumë të

89
00:04:07.937 --> 00:04:11.465
thonë se do të paguanin me
dëshirë disa cent më shumë.

90
00:04:11.465 --> 00:04:13.760
Por, për personat që
mezi shtyjnë muajin,

91
00:04:13.760 --> 00:04:16.035
Walmart-i është miku i tyre më i mirë.

92
00:04:16.035 --> 00:04:19.407
-Edhe disa nga e majta politike kanë
filluar ta mbrojnë Walmart-in,

93
00:04:19.407 --> 00:04:22.495
si sekretari i punës i presidentit
Klinton, Robert Reiç.

94
00:04:22.495 --> 00:04:25.740
Pse gjithë kjo urrejtje?
Kjo urrejtje kaq intensive?

95
00:04:25.740 --> 00:04:30.357
-Ajo paraqet anën e errët të
biznesit të madh për shumë njerëz.

96
00:04:30.357 --> 00:04:31.824
Ata i luftojnë sindikatat.

97
00:04:31.824 --> 00:04:34.683
Ata bëjnë gjithçka që munden
që t’i ulin kostot e tyre.

98
00:04:34.683 --> 00:04:37.867
Duket e padrejtë.
Duket e tmerrshme. Nuk na pëlqen.

99
00:04:37.867 --> 00:04:41.638
Si qytetarë themi,
kjo nuk është e moralshme.

100
00:04:41.638 --> 00:04:44.430
Por ana tjetër, po ato kompani

101
00:04:44.430 --> 00:04:47.636
ofrojnë çmimet më të ulëta të
mundshme për konsumatorët.

102
00:04:47.650 --> 00:04:50.545
Dhe ne si konsumatorë themi, urra.

