WEBVTT FILE

1
00:00:00.000 --> 00:00:04.684
Pse të drejtat e pronës?
Njerëzit e pasur i pëlqejnë ato sigurisht.

2
00:00:04.684 --> 00:00:07.739
Ata arrijnë të jetojnë në shtëpi
të shkëlqyera, të ngasin makina të këndshme

3
00:00:07.739 --> 00:00:11.490
dhe të shijojnë të gjitha komoditetet
materiale që siguron ligji i pronës

4
00:00:11.490 --> 00:00:15.220
Megjithatë, të drejtat e pronës nuk janë
vetëm për të pasurit. Ato na shërbejnë të gjithëve.

5
00:00:15.220 --> 00:00:20.636
Duke shënuar se çfarë mund të bëjë kush me
secilën shtëpi, makinë dhe gjëra të tjera,

6
00:00:20.636 --> 00:00:24.924
të drejtat e pronës na ndihmojnë të
jetojmë së bashku në paqe dhe prosperitet.

7
00:00:24.924 --> 00:00:27.803
Të drejtat e pronës përshkojnë
botën tonë shoqërore,

8
00:00:27.803 --> 00:00:31.424
duke inkurajuar punën prodhuese
dhe duke dekurajuar humbjet.

9
00:00:31.424 --> 00:00:33.312
Ne të gjithë përfitojmë nga të drejtat e pronës.

10
00:00:33.312 --> 00:00:36.422
Në të vërtetë ato rezultojnë veçanërisht
të vlefshme për ata që zotërojnë më pak.

11
00:00:36.422 --> 00:00:42.837
Për të parë pse, le të shkojmë pak në plazh.

12
00:00:42.837 --> 00:00:46.197
Doni një shembull të mirë se si gjërat
shkojnë keq pa të drejtat e pronës?

13
00:00:46.197 --> 00:00:50.229
Mendoni një shtëpi që do të shitet në ankand
dhe tani i nënshtrohet një mosmarrëveshje për pronësinë.

14
00:00:50.229 --> 00:00:52.229
Kur nuk është e qartë se kush e zotëron diçka,

15
00:00:52.229 --> 00:00:54.942
askush nuk ka një stimul për ta
ruajtur dhe mbrojtur atë.

16
00:00:54.942 --> 00:01:01.257
Rezultati: neglizhencë, shkatërrim dhe humbje.

17
00:01:01.257 --> 00:01:05.404
Të drejtat e pronës na ndihmojnë të shmangim
konfliktet për të gjitha llojet e burimeve,

18
00:01:05.404 --> 00:01:07.449
nga shtëpitë, te makinat...

19
00:01:07.449 --> 00:01:10.757
[tingulli i valëve]

20
00:01:10.757 --> 00:01:12.111
...deri te valët.

21
00:01:12.111 --> 00:01:13.708
Në thelb, edhe vendi më i mirë

22
00:01:13.708 --> 00:01:16.821
ofron vetëm një numër të caktuar
valësh të kalueshme.

23
00:01:16.821 --> 00:01:18.103
Për t'i bërë gjërat edhe më keq,

24
00:01:18.103 --> 00:01:21.357
çdo valë në thelb siguron vetëm
një udhëtim në të njëjtën kohë.

25
00:01:21.357 --> 00:01:24.827
Kombinoni shumë sërfistë
me vetëm disa valë të mira,

26
00:01:24.827 --> 00:01:28.050
dhe krijohet një konflikt mbi burimet e pakta.

27
00:01:28.050 --> 00:01:30.382
Të drejtat e pronës vijnë në ndihmë.

28
00:01:30.382 --> 00:01:33.882
Sërfistët kanë miratuar zakone
për t'i ndihmuar ata të ndajnë valët.

29
00:01:33.882 --> 00:01:36.743
Në parim, sërfisti i cili ngrihet i pari

30
00:01:36.743 --> 00:01:38.321
afër pjesës që thyen valën,

31
00:01:38.321 --> 00:01:40.865
ka të drejtën ekskluzive që
të vazhdojë ta ngasë atë.

32
00:01:40.865 --> 00:01:43.757
Por nëse ai sërfist bie, ose e humb valën,

33
00:01:43.757 --> 00:01:46.969
ose ngec në shkumë, sërfisti
tjetër mund të marrë përsipër.

34
00:01:46.969 --> 00:01:49.227
Në këtë mënyrë sërfistët
mund t’i ndajnë valët

35
00:01:49.227 --> 00:01:51.227
pa i çuar dëm ato.

36
00:01:51.227 --> 00:01:55.107
Në fakt, sërfistët i respektojnë
të drejtat e pronës për valët.

37
00:01:55.107 --> 00:01:57.924
Në të vërtetë, nëse një sërfist
i del përpara një sërfisti tjetër,

38
00:01:57.924 --> 00:02:00.651
sërfisti që ka të drejtën
do të bërtasë “vala ime”.

39
00:02:00.651 --> 00:02:02.651
Mund të vijojnë fjalë më të
ashpra ose edhe goditje fizike

40
00:02:02.651 --> 00:02:05.232
nëse shkelja vazhdon.

41
00:02:05.232 --> 00:02:08.004
Të drejtat e pronës për valët
mund të mos zgjasin shumë,

42
00:02:08.004 --> 00:02:10.402
por sërfistët i marrin ato shumë seriozisht.

43
00:02:10.402 --> 00:02:13.499
Studiuesit klasikë liberalë i marrin
seriozisht edhe të drejtat e pronës.

44
00:02:13.499 --> 00:02:15.591
Për të zbuluar pse, le të hapim librat.

45
00:02:17.877 --> 00:02:18.953
Këto ditë, për fat të mirë,

46
00:02:18.953 --> 00:02:20.489
pothuajse të gjithë e kuptojnë

47
00:02:20.489 --> 00:02:22.859
se të drejtat e pronës inkurajojnë rritjen ekonomike.

48
00:02:22.859 --> 00:02:24.859
Sidoqoftë, mendimtarët klasikë liberalë

49
00:02:24.859 --> 00:02:26.859
kanë një vlerësim veçanërisht të thellë

50
00:02:26.859 --> 00:02:28.859
se nga vijnë të drejtat e pronës

51
00:02:28.859 --> 00:02:30.859
dhe pse kanë kaq shumë rëndësi.

52
00:02:31.582 --> 00:02:33.443
Liberalët klasikë i shohin të drejtat e pronës

53
00:02:33.443 --> 00:02:34.883
si më shumë sesa privilegje

54
00:02:34.883 --> 00:02:38.312
të krijuara nga politikanë dashamirës dhe largpamës.

55
00:02:38.312 --> 00:02:41.167
Ekonomisti fitues i çmimit Nobel, Friedrich Hayek,

56
00:02:41.167 --> 00:02:45.518
e vendosi origjinën e të drejtave
të pronësisë edhe para vetë historisë.

57
00:02:46.008 --> 00:02:49.054
“Tani është e padiskutueshme që njohja e pronës

58
00:02:49.054 --> 00:02:51.938
i parapriu ngritjes edhe të kulturave më primitive,

59
00:02:51.938 --> 00:02:54.900
dhe se sigurisht e gjithë ajo
që ne e quajmë civilizim është rritur

60
00:02:54.900 --> 00:02:58.525
mbi bazën e këtij rendi spontan të veprimeve…

61
00:02:58.525 --> 00:03:02.313
…që është bërë i mundur nga
përcaktimi i fushave të mbrojtura

62
00:03:02.313 --> 00:03:04.647
të individëve ose grupeve”.

63
00:03:04.647 --> 00:03:06.931
Ne vështirë se mund ta imagjinojmë jetën pa pronën,

64
00:03:06.931 --> 00:03:08.931
të cilën Hayek e përshkroi gjetkë si

65
00:03:08.931 --> 00:03:12.279
“…zgjidhja e vetme që njerëzit
kanë zbuluar deri më tani për problemin

66
00:03:12.279 --> 00:03:16.247
e pajtimit të lirisë individuale
me mungesën e konfliktit.

67
00:03:16.247 --> 00:03:21.088
Ligji, liria dhe prona
janë një trinitet i pandashëm".

68
00:03:21.088 --> 00:03:25.034
Siç i përshkroi studiuesi ligjor Randy Barnett,

69
00:03:25.034 --> 00:03:28.491
“Të drejtat e pronës
janë ‘të natyrshme’ për sa kohë që,

70
00:03:28.491 --> 00:03:31.689
duke pasur parasysh natyrën e qenieve
njerëzore dhe botën në të cilën ata jetojnë,

71
00:03:31.689 --> 00:03:34.999
ato janë thelbësore që personat
që jetojnë në shoqëri me të tjerët

72
00:03:34.999 --> 00:03:37.973
të ndjekin lumturinë, paqen dhe prosperitetin.”

73
00:03:37.973 --> 00:03:41.148
Duke qenë se të drejtat e pronës
janë jetike për shoqërinë njerëzore,

74
00:03:41.148 --> 00:03:43.918
çfarë duhet të bëjmë për pabarazitë në pasuri?

75
00:03:43.918 --> 00:03:45.730
Ne nuk mund t’i parandalojmë pabarazitë e tilla,

76
00:03:45.730 --> 00:03:48.221
siç shpjegoi filozofi Robert Nozick,

77
00:03:48.221 --> 00:03:49.694
nëse nuk mund ta durojmë që shteti

78
00:03:49.694 --> 00:03:51.694
“...ose të ndërhyjë vazhdimisht
për t’i ndaluar njerëzit

79
00:03:51.694 --> 00:03:54.637
të transferojnë burimet që dëshirojnë,

80
00:03:54.637 --> 00:03:56.637
ose të ndërhyjë vazhdimisht (ose periodikisht)

81
00:03:56.637 --> 00:03:58.637
për të marrë nga disa persona

82
00:03:58.637 --> 00:04:02.442
burime që të tjerët për ndonjë
arsye zgjedhin t'ua transferojnë atyre”.

83
00:04:02.442 --> 00:04:05.974
Për ata që duan ta rishpërndajnë
pasurinë për të arritur barazinë,

84
00:04:05.974 --> 00:04:10.106
Nozick vërejti me ironi, “Liria prish modelet”.

85
00:04:10.106 --> 00:04:13.143
Sidoqoftë, ne duhet të
mbështesim një larmi pasurie.

86
00:04:13.143 --> 00:04:16.563
Ata që janë të aftë të mbështesin
një zanat luksoz sjellin inovacione.

87
00:04:16.563 --> 00:04:18.563
Kjo arrin deri në tregun e masave.

88
00:04:18.563 --> 00:04:20.751
Dhe respektimi i palëkundur
për të drejtat e pronës

89
00:04:20.751 --> 00:04:23.915
gjeneron aq shumë pasuri sa
të gjithë përfitojnë.

90
00:04:23.915 --> 00:04:28.754
Siç vërejti ekonomisti austriak Ludwig von Mises,

91
00:04:28.754 --> 00:04:31.457
"Edhe njeriu i varfër, i cili nuk
mund ta quajë asgjë të tijën

92
00:04:31.457 --> 00:04:33.762
jeton në mënyrë pakrahasueshmërisht
më mirë në shoqërinë tonë

93
00:04:33.762 --> 00:04:36.485
sesa në një shoqëri ku
ai do të ishte i paaftë për të prodhuar

94
00:04:36.485 --> 00:04:39.779
qoftë edhe një pjesë të
asaj që prodhohet në tonën”.

95
00:04:39.779 --> 00:04:44.781
Nga të pasurit deri te të varfrit,
nga bregu i detit deri në majën e malit,

96
00:04:44.781 --> 00:04:46.548
të drejtat e pronës na ndihmojnë
të jetojmë së bashku

97
00:04:46.548 --> 00:04:51.218
në paqe, prosperitet dhe liri.
Të gjithë mund ta vlerësojmë këtë.

