WEBVTT FILE

1
00:00:00.000 --> 00:00:05.000
Politikanët ndihen të detyruar të hedhin
shuma të mëdha parash te fermerët

2
00:00:05.000 --> 00:00:07.738
me arsyetimin se ata
na ushqejnë dhe veshin,

3
00:00:07.738 --> 00:00:11.073
për t'u siguruar që Amerika ka
një rezervë të besueshme ushqimi.

4
00:00:11.073 --> 00:00:12.364
Por a është kjo e vërtetë?

5
00:00:12.364 --> 00:00:14.872
A do të mbeteshin pa disa të mira
konsumatorët nëse fermerët

6
00:00:14.872 --> 00:00:17.117
nuk do të subvencionoheshin?

7
00:00:17.117 --> 00:00:20.933
Ja ky është Presidenti, që po
firmos 83 miliardë dollarë

8
00:00:20.933 --> 00:00:24.591
nga taksat tuaja për fermerët,
me duartrokitjet e Kongresit.

9
00:00:24.591 --> 00:00:26.591
Dhe ku jetojnë këta fermerë?

10
00:00:26.591 --> 00:00:29.839
Epo, qindra prej tyre jetojnë
këtu në qytetin e Nju Jorkut.

11
00:00:29.839 --> 00:00:32.698
Pikërisht në këtë lagje
banojnë shumë njerëz,

12
00:00:32.698 --> 00:00:36.453
mjaft të pasur, që përfitojnë
subvencione bujqësore.

13
00:00:36.453 --> 00:00:39.309
Majk Sonefeldt
jeton në këtë bllok banesash,

14
00:00:39.309 --> 00:00:41.996
bashkë me Stiven Spilberg
dhe Stiv Martin.

15
00:00:41.996 --> 00:00:44.326
-Ju merrni subvencione për pambukun?
-Po.

16
00:00:44.326 --> 00:00:47.768
-A kultivoni pambuk?
-Nuk ia kam idenë.

17
00:00:47.768 --> 00:00:50.809
-Po si ka mundësi që mos ta dini?

18
00:00:50.809 --> 00:00:52.809
-Sepse bleva një pronë

19
00:00:52.809 --> 00:00:54.809
që u shkëmbye me
një pronë tjetër

20
00:00:54.809 --> 00:00:58.421
dhe nuk e di fare saktësisht
përse i marr ato.

21
00:00:58.467 --> 00:01:02.756
-Në fakt, shumica e parave shkon për
fermat e vërteta, për agrobizneset e mëdha.

22
00:01:02.756 --> 00:01:05.875
Megjithëse politikanët
flasin për fermat familjare.

23
00:01:05.875 --> 00:01:09.211
-...për fermat familjare...
-...për të ndihmuar fermat familjare

24
00:01:09.211 --> 00:01:13.450
-Nëse humbim fermën familjare, humbim
djepin e parimeve morale të Amerikës.

25
00:01:13.450 --> 00:01:15.737
-Disa subvencione shkojnë për disa ferma familjare

26
00:01:15.737 --> 00:01:18.472
si kjo këtu që drejtohet
nga Fred dhe Leri Starh.

27
00:01:18.484 --> 00:01:21.584
Ju keni me të vërtetë një fermë familjare.

28
00:01:21.596 --> 00:01:24.035
[duartrokitje]
-Pak duartrokitje, ju lutemi.

29
00:01:24.057 --> 00:01:28.353
-Por a u jep kjo të drejtën e
3,5 milionë dollarëve nga paratë tuaja

30
00:01:28.353 --> 00:01:30.270
që kanë marrë gjatë 7 viteve?

31
00:01:30.270 --> 00:01:32.152
Ju jeni "mbretëreshat" e ndihmës sociale.

32
00:01:32.152 --> 00:01:35.746
-Këtë e konsideroj si fyerje.
-Mund ta bëni "mbretërit"?

33
00:01:35.746 --> 00:01:37.070
-Po, po, a mundemi...

34
00:01:37.070 --> 00:01:38.750
-Sepse "mbretëresha" tingëllon
keq në Kalifornia, vërtet.

35
00:01:38.750 --> 00:01:41.979
Më thërrisni Bob Sfungjeri,
ju lutemi, kjo është edhe më e...

36
00:01:41.979 --> 00:01:43.958
-Fred dhe Leri kultivojnë
kryesisht pambuk këtu

37
00:01:43.958 --> 00:01:47.183
në tokën e tyre prej 4860
hektarësh në Kaliforni.

38
00:01:47.183 --> 00:01:49.596
Është e vështirë t'i mendosh ata
si fukarenj me gjithë këtë tokë,

39
00:01:49.596 --> 00:01:52.968
por kostot janë rritur
më shumë sesa çmimet.

40
00:01:52.968 --> 00:01:55.602
Subvencionet, thonë ata, janë thjesht
një pjesë e vogël e të ardhurave të tyre,

41
00:01:55.602 --> 00:01:58.701
por ata dhe 100 punonjësit
e tyre varen prej tyre.

42
00:01:58.701 --> 00:02:02.515
Pa subvencione, ata thonë
se nuk mund të kenë fitime.

43
00:02:02.515 --> 00:02:06.075
Tani shumica e bizneseve që nuk
mund të kenë fitime dalin nga tregu.

44
00:02:06.075 --> 00:02:12.526
Woolworth falimentoi, edhe TWA-ja.
Kështu ndodh çdo vit me 20 mijë restorante.

45
00:02:12.526 --> 00:02:13.898
Është liria për të dështuar,

46
00:02:13.898 --> 00:02:16.604
që ndihmoi Amerikën të jetë
kaq e begatë sa është,

47
00:02:16.604 --> 00:02:20.119
sepse dështimi i bën njerëzit
të bëjnë gjëra më produktive.

48
00:02:20.119 --> 00:02:23.108
Por jo për fermat e subvencionuara.

49
00:02:23.108 --> 00:02:27.104
Kur Fred dhe Leri nuk mund të kenë fitime,
ju u jepni para atyre.

50
00:02:27.104 --> 00:02:29.526
-Nuk do ta quaja lëmoshë.

51
00:02:29.526 --> 00:02:31.782
Unë e refuzoj kategorikisht.

52
00:02:31.782 --> 00:02:34.337
-Por është ndihmë sociale.
Qeveria po ju jep...

53
00:02:34.337 --> 00:02:37.389
-Unë e shikoj këtë si një mënyrë për të

54
00:02:37.389 --> 00:02:39.746
pasur një bujqësi të qëndrueshme në këtë vend.

55
00:02:39.746 --> 00:02:44.277
-Ky është mit. Subvencionet nuk
mundësojnë bujqësi të shfrytëzueshme.

56
00:02:44.277 --> 00:02:47.703
Marulet nuk subvencionohen. Në fakt shumë
kultura nuk subvencionohen.

57
00:02:47.703 --> 00:02:50.026
As bizelet, patatet e domatet.

58
00:02:50.037 --> 00:02:53.179
As kumbullat, pjeshkët,
brokoli apo bishtajat.

59
00:02:53.179 --> 00:02:55.394
Dhe nuk kemi mungesë të tyre,

60
00:02:55.394 --> 00:02:59.401
por Fredi dhe Leri thonë se fermat
nuk mbijetojnë pa këto subvencione.

61
00:02:59.401 --> 00:03:02.287
-Ju nuk doni që
bujqësia të dështojë.

62
00:03:02.287 --> 00:03:04.692
-Nuk mendoj se bujqësia
do të dështojë.

63
00:03:04.692 --> 00:03:07.000
Ju do të dështoni.
-Jo, nuk jam dakord me ju.

64
00:03:07.000 --> 00:03:10.319
-Kultivuesit e pjeshkëve dhe kumbullave
nuk përfitojnë nga kjo ndihmë.

65
00:03:10.319 --> 00:03:14.810
-Prapëseprapë fitojnë të ardhura.
Përse keni nevojë për to?

66
00:03:14.810 --> 00:03:20.191
-Nëse nuk i shfrytëzoj 2430
hektarët e pambukut për shkak të

67
00:03:20.191 --> 00:03:23.175
mungesës së subvencioneve, çfarë do
të bëj me këtë tokë? Ta lë djerrë?

68
00:03:23.175 --> 00:03:27.490
-Nuk e di. Çfarë të bëj nëse
vlerësimet tona bien. Kështu është jeta.

69
00:03:27.490 --> 00:03:30.253
-Pra, ju po thoni,
t'i mbyllim fermat?

70
00:03:30.271 --> 00:03:33.581
-Të mbyllin disa prej tyre,
nëse ju japim miliona dollarë.

71
00:03:33.581 --> 00:03:38.226
-Epo, ne nuk jemi dakord
me ju 110 përqind.

72
00:03:38.226 --> 00:03:41.507
Ne kemi të drejtë, ndërsa ju jeni gabim.

73
00:03:41.507 --> 00:03:44.164
-Subvencionet janë si varësia nga heroina.

74
00:03:44.164 --> 00:03:47.785
Të bëjnë të ndihesh mirë, por që të
nxisin për më shumë subvencione.

75
00:03:47.785 --> 00:03:50.318
Subvencioni i parë e bën më
të shtrenjtë çmimin e pambukut.

76
00:03:50.318 --> 00:03:52.533
Kjo u sjell probleme
prodhuesve, kështu që

77
00:03:52.533 --> 00:03:54.761
ne u japim atyre një subvencion tjetër.

78
00:03:54.761 --> 00:03:57.295
Ky subvencion i dëmton fermerët
e varfër në mbarë botën,

79
00:03:57.295 --> 00:03:59.933
kështu që ne u dërgojmë më shumë para
në formën e ndihmës së huaj financiare.

80
00:03:59.933 --> 00:04:01.933
Por kjo nuk është e mjaftueshme
për fermerët tanë të pambukut.

81
00:04:01.933 --> 00:04:04.897
Ne u japim atyre edhe një subvencion
tjetër për ujin që përdorin

82
00:04:04.919 --> 00:04:08.311
dhe një tjetër për të reklamuar
pambukun e tyre jashtë vendit.

83
00:04:08.325 --> 00:04:10.787
-"Pambuk Amerikan"

84
00:04:10.787 --> 00:04:13.782
- Miliardë dollarë në pagesa qeveritare,
pa të cilat, thonë Fredi dhe Leri,

85
00:04:13.782 --> 00:04:17.314
pambuku amerikan, i vlerësuar
nga amerikanët, do të zhdukej.

86
00:04:17.314 --> 00:04:20.846
-Do të shkojë në Kinë. Do të shkojë në Indi.
Do të shkojë në Pakistan.

87
00:04:20.846 --> 00:04:24.073
-Mirë. Le të blejmë pambuk
të lirë nga këto vende

88
00:04:24.073 --> 00:04:26.369
dhe të mos ju japim juve
këto miliona dollarë.

89
00:04:26.369 --> 00:04:28.778
-Në rregull. Pra, është kjo ajo që dëshironi?

90
00:04:28.778 --> 00:04:31.510
-Po. Nëse nuk keni fitim,

91
00:04:31.510 --> 00:04:34.440
atëherë ju nuk meritoni të
vazhdoni të bëni atë që po bëni.

92
00:04:34.440 --> 00:04:37.402
-Epo, unë nuk jam aspak dakord me ju, Xhon.

93
00:04:37.402 --> 00:04:39.549
Dhe ligjet janë në krahun
tonë në këtë pikë,

94
00:04:39.549 --> 00:04:41.776
kështu që ne po fitojmë, ndërsa ju po humbni.

