WEBVTT FILE

1
00:00:00.000 --> 00:00:06.597
[muzikë në sfond]

2
00:00:06.597 --> 00:00:08.488
Qeveria e kufizuar

3
00:00:08.488 --> 00:00:10.488
Për çfarë duhet të kujdeset qeveria?

4
00:00:10.488 --> 00:00:16.395
Për çmimet, pagat, transportin publik,
parqet, qentë e rrugëve.

5
00:00:16.395 --> 00:00:19.025
Qeveritë duhet të kujdesen
për të gjitha çështjet komplekse.

6
00:00:19.025 --> 00:00:21.372
Do të ishte një kaos i vërtetë
nëse dikush nuk do të ishte përgjegjës,

7
00:00:21.372 --> 00:00:24.039
për të siguruar që gjithçka të shkojë mbarë.

8
00:00:24.039 --> 00:00:28.660
Apo jo? A nuk është kështu?!
Jo, jo!

9
00:00:28.660 --> 00:00:32.326
Roli ideal i qeverisë mund të përmblidhet
në tri ide të thjeshta,

10
00:00:32.326 --> 00:00:34.326
por të qarta:

11
00:00:34.326 --> 00:00:38.218
mbrojtja e jetës, liria dhe prona.

12
00:00:38.218 --> 00:00:41.389
Tani, kjo mund të duket
si absurditet konservator,

13
00:00:41.389 --> 00:00:43.130
por ka arsye shumë të mira

14
00:00:43.130 --> 00:00:46.215
për ta kufizuar rolin
e qeverisë në shoqëri.

15
00:00:46.215 --> 00:00:50.232
Së pari, politikanët dhe burokratët
kanë informacion shumë

16
00:00:50.232 --> 00:00:54.143
të kufizuar për sa u
përket qytetarëve të tyre.

17
00:00:54.143 --> 00:00:57.257
Edhe kur kanë qëllime të mira,
ata nuk gjykojnë mirë rreth

18
00:00:57.257 --> 00:00:59.373
dëshirave ose nevojave të tyre.

19
00:00:59.373 --> 00:01:01.677
Nga ana tjetër, qytetarët dinë

20
00:01:01.677 --> 00:01:04.009
mjaft mirë se çfarë duan.

21
00:01:04.009 --> 00:01:08.311
Ata gjithashtu janë mjaft të
zotë në gjetjen e mënyrave efikase

22
00:01:08.311 --> 00:01:12.114
për të ofruar për bashkëqytetarët
e tyre ato që ata duan.

23
00:01:12.114 --> 00:01:13.626
Duket diçka e dëgjuar?

24
00:01:13.626 --> 00:01:17.197
Ky është rendi spontan - rezultati
i aktivitetit njerëzor,

25
00:01:17.197 --> 00:01:19.454
por jo i një plani njerëzor.

26
00:01:19.454 --> 00:01:22.881
Ideja e një qeverie të kufizuar dhe
ideja e rendit spontan janë

27
00:01:22.881 --> 00:01:24.444
të pandashme.

28
00:01:24.444 --> 00:01:25.897
Kur njerëzit kanë mundësi të

29
00:01:25.897 --> 00:01:28.664
ndjekin lirshëm interesat e tyre,

30
00:01:28.664 --> 00:01:31.745
ata janë në pozita më të mira
për të krijuar pasuri dhe begati,

31
00:01:31.745 --> 00:01:36.008
më shumë sesa përfaqësuesi qeveritar më i
informuar dhe me qëllime shumë të mira.

32
00:01:36.008 --> 00:01:38.779
Por nuk mjafton vetëm të theksohet
se qeveria e kufizuar

33
00:01:38.779 --> 00:01:41.958
do të thotë se dëshirat dhe nevojat e
njerëzve do të sigurohen më së miri.

34
00:01:41.958 --> 00:01:45.169
Çfarë ndodh nëse qeveria
i tejkalon kufijtë e saj?

35
00:01:45.169 --> 00:01:47.750
Me madhësinë dhe fushëveprimin
e pushtetit të qeverisë,

36
00:01:47.750 --> 00:01:50.279
të drejtat e individëve bëhen
më pak të rëndësishme.

37
00:01:50.279 --> 00:01:52.921
Kur qeveria vepron
përtej kufijve të

38
00:01:52.921 --> 00:01:56.056
saj dhe fillon të diktojë atë që është
më e mira për mirëqenien e përbashkët,

39
00:01:56.056 --> 00:01:59.431
ajo nuk mund të marrë
më në konsideratë

40
00:01:59.431 --> 00:02:02.143
nevojat dhe dëshirat
e çdo individi.

41
00:02:02.143 --> 00:02:06.697
Në vend të kësaj, vendimet merren duke
pasur parasysh interesat e shumicës.

42
00:02:06.697 --> 00:02:11.628
Si rezultat, individualizmi humbet
ndaj të menduarit kolektiv.

43
00:02:11.628 --> 00:02:15.229
Tani mund të thoni
se për të mirën

44
00:02:15.229 --> 00:02:16.739
e përbashkët ia vlen

45
00:02:16.739 --> 00:02:19.967
të humbasësh të
drejtat e individëve,

46
00:02:19.967 --> 00:02:24.077
por e vërteta është se shumica
e vendimeve të qeverisë

47
00:02:24.077 --> 00:02:27.612
nuk bazohen në atë që
është më e mirë për shumicën.

48
00:02:27.612 --> 00:02:30.624
Në vend të kësaj, qeveria
shpesh vepron në interes

49
00:02:30.624 --> 00:02:33.876
të grupit më të fuqishëm
dhe më me ndikim.

50
00:02:33.876 --> 00:02:37.581
Një qeveri gjithëpërfshirëse,
gjigante dhe e fuqishme

51
00:02:37.581 --> 00:02:41.656
i shërben interesave të grupeve inteligjente,
sipërmarrëse dhe të pasura,

52
00:02:41.656 --> 00:02:43.963
dhe jo popullsisë së përgjithshme.

53
00:02:43.963 --> 00:02:48.575
Çdo rregullore e re në çdo shtrirje
të fushëveprimit të qeverisë

54
00:02:48.575 --> 00:02:52.258
është një mundësi e re, për
atë pakicë të organizuar,

55
00:02:52.258 --> 00:02:56.558
të marrë privilegje të posaçme
në kurriz të të gjithë neve.

56
00:02:56.558 --> 00:03:01.061
Për shembull, bankat e mëdha, që
janë shumë të mëdha për të dështuar,

57
00:03:01.061 --> 00:03:05.169
janë shumë të suksesshme për t'i bindur
politikanët dhe zyrtarët shtetërorë

58
00:03:05.169 --> 00:03:08.186
se industria e tyre ka nevojë
për mbrojtje të veçantë

59
00:03:08.186 --> 00:03:09.487
dhe se të gjithë ne duhet

60
00:03:09.487 --> 00:03:12.069
të paguajmë kur këto
banka kanë probleme.

61
00:03:12.069 --> 00:03:16.478
Edhe nëse nuk përfitojmë kolektivisht
kur ato janë shumë të suksesshme.

62
00:03:16.478 --> 00:03:19.296
Por si mund ta kufizojmë
pushtetin e qeverisë?

63
00:03:19.296 --> 00:03:23.115
Në kohët moderne, janë kushtetutat
e vendeve ato që imponojnë kufizime

64
00:03:23.115 --> 00:03:26.582
të konsiderueshme në atë që
qeveritë mund ose s'mund të bëjnë.

65
00:03:26.582 --> 00:03:30.738
Në kushtetutat me qeveri të kufizuar,
roli dhe fushëveprimi i qeverisë

66
00:03:30.738 --> 00:03:33.560
nuk përcaktohet në mënyrë
arbitrare nga ata që janë në pushtet,

67
00:03:33.560 --> 00:03:36.119
por kufizohet me
fuqitë që

68
00:03:36.119 --> 00:03:37.979
i janë dhënë në mënyrë specifike

69
00:03:37.979 --> 00:03:41.669
qeverisë në kushtetutë.

70
00:03:41.669 --> 00:03:45.468
Shumë kushtetuta bashkëkohore e
ndajnë gjithashtu pushtetin e qeverisë

71
00:03:45.468 --> 00:03:47.658
në tri degë të pavarura,

72
00:03:47.658 --> 00:03:51.989
me qëllim që asnjëra prej tyre mos
të ketë më shumë pushtet se dy të tjerat.

73
00:03:51.989 --> 00:03:54.714
Nëse një president tenton të
fitojë më shumë pushtet,

74
00:03:54.714 --> 00:03:59.200
ai ose ajo duhet ta arrijë këtë duke
ua hequr pushtetin ligjvënësve

75
00:03:59.200 --> 00:04:00.876
dhe anasjelltas.

76
00:04:00.876 --> 00:04:05.026
Kur ndikimi i qeverive është i kufizuar,
individët përparojnë

77
00:04:05.068 --> 00:04:09.726
dhe njerëzit mund t'i identifikojnë
dhe zgjidhin problemet me të cilat ndeshen

78
00:04:09.726 --> 00:04:12.194
përmes rendit spontan.

79
00:04:12.194 --> 00:04:15.706
Qeveritë shpesh përpiqen t'i
maksimizojnë të mirat publike,

80
00:04:15.706 --> 00:04:18.220
por duke qenë se janë të
përqendruara në një vend,

81
00:04:18.220 --> 00:04:20.220
ndërsa popullsia është e shpërndarë,

82
00:04:20.220 --> 00:04:22.569
organet rregullatore qeveritare

83
00:04:22.569 --> 00:04:27.062
dhe politikanët janë më të prirur për të
ndihmuar ata që kanë akses të veçantë në ta.

84
00:04:27.062 --> 00:04:28.584
Roli i vërtetë i qeverisë

85
00:04:28.584 --> 00:04:31.251
është thjesht të sigurojë
kornizën themelore

86
00:04:31.251 --> 00:04:34.158
që i mundëson secilit të jetë
i lirë nga pësimi i dëmeve,

87
00:04:34.158 --> 00:04:38.824
mbron pasuritë e tyre dhe i ruan nga të
tjerët që të ndërhyjnë në jetën e tyre.

88
00:04:38.824 --> 00:04:41.816
Shpesh mënyra më e mirë për
të arritur këtë qëllim

89
00:04:41.816 --> 00:04:45.513
është krijimi i një sistemi kontrolli
dhe balancimi brenda vetë qeverisë

90
00:04:45.513 --> 00:04:49.089
që pengon dominimin e një
pushteti mbi një tjetër.

91
00:04:49.089 --> 00:04:53.445
Kështu që, në fund, rendi
spontan mund të ndodhë

92
00:04:53.445 --> 00:04:56.135
vetëm kur qeveria nuk ndërhyn.

93
00:04:56.135 --> 00:04:59.155
Kur qeveria në fakt përpiqet
të zgjidhë problemet e shoqërisë,

94
00:04:59.155 --> 00:05:01.719
nuk janë vetëm individët
që humbasin,

95
00:05:01.719 --> 00:05:04.418
por të gjithë ne përballë
interesave të ngushta.

96
00:05:04.418 --> 00:05:08.935
Qeveria mund dhe duhet të kufizohet,
duke i kufizuar pushtetet

97
00:05:08.935 --> 00:05:12.001
e saj me anë të kontrollit
të ushtruar mbi to.

98
00:05:12.001 --> 00:05:19.142
[muzikë në sfond]

