WEBVTT FILE

1
00:00:00.000 --> 00:00:03.071
[muzikë në sfond]

2
00:00:03.110 --> 00:00:04.703
Tangail, Bangladesh

3
00:00:04.703 --> 00:00:08.097
-Jyohti Mon Kaan ishte një
nga huamarrëset e hershme.

4
00:00:08.097 --> 00:00:13.160
Në dhjetor të vitit 1979 ajo mësoi
për herë të parë për këtë organizatë të re

5
00:00:13.160 --> 00:00:16.430
që mund të jepte hua edhe për
një grua të varfër si ajo.

6
00:00:16.916 --> 00:00:19.524
Sot ajo shikon pas një jetë tjetër

7
00:00:19.524 --> 00:00:23.801
ku çdo ​ditë ishte një luftë
vetëm për të siguruar jetesën.

8
00:00:23.801 --> 00:00:28.431
-Shtëpia ime ishte prej kashte,
edhe çatia gjithashtu.

9
00:00:29.101 --> 00:00:36.913
Kur binte shi, gjithçka mbytej.

10
00:00:37.318 --> 00:00:42.371
Më parë duhet të mbuloja
fëmijët e mi që të mos lageshin.

11
00:00:42.715 --> 00:00:49.476
U përpoqa të vendos gjethe
delli në çati për të na mbrojtur.

12
00:00:49.800 --> 00:00:53.458
-Ajo u martua në vitin 1962
në moshën 10 vjeçare

13
00:00:53.458 --> 00:00:56.211
dhe lindin fëmijën e
parë kur ishte 15 vjeçe.

14
00:00:56.474 --> 00:00:58.885
Burri i saj punonte si punëtor në fushë,

15
00:00:58.885 --> 00:01:01.187
duke fituar më pak se 20 cent në ditë.

16
00:01:01.187 --> 00:01:04.371
Pra, sigurimi i ushqimit të
mjaftueshëm ishte një luftë e vazhdueshme.

17
00:01:04.837 --> 00:01:08.241
Ajo e ka të vështirë të flasë për ato kohëra.

18
00:01:08.848 --> 00:01:10.848
-Nuk do ta harroj kurrë atë kohë.

19
00:01:10.848 --> 00:01:13.321
Gjithmonë besoja se Zoti do të
siguronte, por ne vazhdonim të prisnim.

20
00:01:13.645 --> 00:01:16.236
Fëmijët e mi po vdisnin nga uria.

21
00:01:16.236 --> 00:01:20.088
Më vjen keq, nuk mund të flas për këtë…

22
00:01:21.604 --> 00:01:25.104
është e vështirë të shpjegoj se
sa kam luftuar në jetën time.

23
00:01:28.120 --> 00:01:31.547
Është shumë e dhimbshme të flasësh.

24
00:01:31.992 --> 00:01:36.511
Por tani Zoti ka siguruar.

25
00:01:38.616 --> 00:01:41.068
Unë kurrë nuk kam pasur veshje si kjo.
Unë kisha vetëm një veshje.

26
00:01:41.068 --> 00:01:43.687
Unë laja një pjesë të saj dhe do e vishja të lagur,

27
00:01:43.687 --> 00:01:46.584
pastaj kthehesha dhe laja pjesën tjetër.

28
00:01:47.414 --> 00:01:51.167
Tani, me hirin e Zotit, kam shumë më tepër.

29
00:01:51.936 --> 00:01:54.642
Çfarë tjetër mund të them?

30
00:01:58.002 --> 00:02:00.330
-Në janar të vitit 1980,

31
00:02:00.330 --> 00:02:04.431
Jyohti Mon mori huanë e saj të
parë me shumë shqetësime.

32
00:02:04.998 --> 00:02:09.513
Ishte për një total prej 600 taka ose rreth 10 $.

33
00:02:09.837 --> 00:02:12.229
Me të ajo bleu një qëruese orizi

34
00:02:12.229 --> 00:02:15.607
dhe filloi të qërojë dhe të
shesë oriz te shitësit vendas.

35
00:02:15.992 --> 00:02:20.347
Gjatë vitit të ardhshëm ajo punoi
shumë për të shlyer pagesat javore të huasë.

36
00:02:20.590 --> 00:02:25.220
Jyohti Mon e bëri pagesën e
saj të fundit më 1 janar 1981.

37
00:02:25.524 --> 00:02:27.524
Për herë të parë në jetën e saj

38
00:02:27.524 --> 00:02:30.411
ajo dhe familja e saj po hanin 3 vakte në ditë.

39
00:02:31.342 --> 00:02:34.199
-Në fillim kisha frikë ta merrja huanë.

40
00:02:34.199 --> 00:02:36.341
Njerëzit më thanë që nëse nuk e shlyeja,

41
00:02:36.341 --> 00:02:40.900
bankierët do të më vrisnin për paratë.

42
00:02:41.193 --> 00:02:43.539
Kështu që, po, isha shumë e frikësuar.

43
00:02:44.288 --> 00:02:47.979
Por kur më në fund i shleva 600 takat e para,

44
00:02:47.979 --> 00:02:50.983
u ndjeva e guximshme. Kështu që, unë kërkova më shumë para!

45
00:02:51.570 --> 00:02:54.384
Pas kësaj kërkova 2000 taka.

46
00:02:55.983 --> 00:02:58.244
-Gjatë 25 viteve të fundit,

47
00:02:58.244 --> 00:03:01.376
Jyohti Mon ka marrë me sukses hua më të mëdha

48
00:03:01.376 --> 00:03:05.083
dhe i ka paguar ato, përmes një
numri biznesesh të ndryshme.

49
00:03:05.285 --> 00:03:07.771
Megjithëse jo të gjitha sipërmarrjet
e saj kanë qenë të suksesshme,

50
00:03:07.771 --> 00:03:10.266
ajo ka ndërtuar mjaftueshëm një rrjet sigurie

51
00:03:10.266 --> 00:03:13.645
në mënyrë që kthimi të mos
jetë shkatërrues për familjen.

52
00:03:14.171 --> 00:03:16.506
Tani nipërit e mbesat e saj gëzojnë një jetë

53
00:03:16.506 --> 00:03:19.460
që do të kishte qenë e pakonceptueshme 2 dekada më parë.

54
00:03:20.047 --> 00:03:22.580
Jyohti Mon do t’ju thoshte se gjithçka filloi

55
00:03:22.580 --> 00:03:24.171
me një kredi prej 10 $.

