﻿WEBVTT

00:00:00.200 --> 00:00:01.400
- Hej, jam Kevini!

00:00:01.400 --> 00:00:03.550
Mirë se vini te “Duart e padukshme”!

00:00:03.550 --> 00:00:06.030
A keni dashur ndonjëherë të hapni
dyqanin tuaj

00:00:06.030 --> 00:00:08.610
me kunja dhëmbësh artizanale me shije?

00:00:08.610 --> 00:00:10.890
Patjetër, të gjithë kemi dashur.

00:00:10.890 --> 00:00:12.990
Duket fantastike që të jesh sipërmarrës.

00:00:12.990 --> 00:00:14.860
Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është

00:00:14.860 --> 00:00:18.060
se sipërmarrja është gjithashtu
një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme

00:00:18.060 --> 00:00:19.990
e një ekonomie tregu.

00:00:19.990 --> 00:00:22.160
- Më në fund, diçka që është vërtet argëtuese.

00:00:22.160 --> 00:00:23.760
- Më bëhet qejfi që je e gëzuar, Fiona.

00:00:23.760 --> 00:00:25.790
- Atëherë Kevin, pasi të mbaroj shkollën

00:00:25.790 --> 00:00:27.220
dua të bëhem sipërmarrëse.

00:00:27.220 --> 00:00:28.050
- Vërtet?

00:00:28.050 --> 00:00:31.010
- Po, ashtu mund të punoj për veten
dhe të jem e pavarur.

00:00:31.010 --> 00:00:31.920
- Bukur.

00:00:31.920 --> 00:00:35.130
- Por, e di që të jesh sipërmarrës
është më shumë

00:00:35.130 --> 00:00:37.240
se thjesht të krijosh programin tënd.

00:00:37.240 --> 00:00:41.400
Sipërmarrësit luajnë një rol jashtëzakonisht
të rëndësishëm në ekonomi.

00:00:41.400 --> 00:00:43.000
- Mos ma prish ëndrrën.

00:00:43.000 --> 00:00:45.070
- Jo, në fakt ai ka të drejtë.

00:00:45.070 --> 00:00:46.420
Dhe është fantastike.

00:00:46.420 --> 00:00:49.340
Sipërmarrja do të thotë të gjesh
mënyra të reja dhe të vlefshme

00:00:49.340 --> 00:00:50.580
për të ndihmuar njerëzit.

00:00:50.580 --> 00:00:52.560
Do të thotë të zbulosh mundësi,

00:00:52.560 --> 00:00:55.990
të jesh krijues për të zgjidhur problemet,
dhe të krijosh vlera.

00:00:55.990 --> 00:00:58.210
- Pra, mendoj se duhet
ta mendoj sipërmarrjen

00:00:58.210 --> 00:01:01.560
jo thjesht si aktivitet,
një punë që njerëzit mund ta bëjnë,

00:01:01.560 --> 00:01:03.320
por si një mënyrë e plotë mendimi.

00:01:03.320 --> 00:01:06.430
- Po, sipërmarrja
si një mënyrë mendimi

00:01:06.430 --> 00:01:09.750
thekson inovacionin,
nxitjen dhe kreativitetin.

00:01:09.750 --> 00:01:12.830
Do të thotë të kesh vizion
për të identifikuar dhe zbuluar

00:01:12.830 --> 00:01:16.490
nevojat e paplotësuara dhe më pas
të veprosh për t’i plotësuar ato.

00:01:16.490 --> 00:01:20.100
- Sipërmarrësit edhe zgjidhin problemet,
edhe krijojnë pasuri.

00:01:20.100 --> 00:01:22.510
Në kërkim të fitimit,
sipërmarrësit kombinojnë

00:01:22.510 --> 00:01:26.020
faktorët e prodhimit,
tokës, punës dhe kapitalit

00:01:26.020 --> 00:01:29.070
për të prodhuar mallrat dhe shërbimet
që njerëzit duan dhe u nevojiten.

00:01:29.070 --> 00:01:30.890
Është me rrezik, sepse
ata kanë sukses vetëm

00:01:30.890 --> 00:01:33.650
nëse zgjidhjet e tyre janë në fakt
të vlefshme për të tjerët.

00:01:33.650 --> 00:01:36.920
Por nëse janë të suksesshëm,
kështu krijohet pasuria.

00:01:36.920 --> 00:01:38.430
- Le të flasim për këtë.

00:01:38.430 --> 00:01:41.670
Në ekonomiks, ideja e pasurisë nuk është

00:01:41.670 --> 00:01:45.000
se çfarë mendojnë se është shumica e njerëzve.

00:01:45.000 --> 00:01:48.190
- Janë paratë dhe domethënë...
të mund të rrish me Tejlor Suift

00:01:48.200 --> 00:01:49.440
kur të duash, apo jo?

00:01:49.440 --> 00:01:51.750
- Jo, por do të ishte bukur.

00:01:51.750 --> 00:01:52.800
- Ashtu është.

00:01:52.800 --> 00:01:55.740
Pasuria është masa e vlerës
së mallrave ekonomike.

00:01:55.740 --> 00:01:57.040
Dhe siç e di...

00:01:57.040 --> 00:01:58.410
- Vlera është subjektive.

00:01:58.410 --> 00:02:00.050
Po, këtë e di.

00:02:00.050 --> 00:02:00.940
- Pikërisht.

00:02:00.940 --> 00:02:03.520
Prandaj, megjithëse paratë tregojnë
pasurinë e dikujt,

00:02:03.520 --> 00:02:05.370
ky është thjesht një abstraksion.

00:02:05.370 --> 00:02:08.810
Pasuria e tyre e vërtetë janë të gjitha
këto gjëra që ata realisht vlerësojnë.

00:02:08.810 --> 00:02:10.010
- Si laptopi im.

00:02:10.010 --> 00:02:12.950
- Po, por edhe apartamenti,
biçikleta jote,

00:02:12.950 --> 00:02:17.100
koleksioni i plotë i kartave të bejsbollit
të Donruss Diamond Kings të vitit 1989.

00:02:17.500 --> 00:02:19.680
- Kjo është ajo që ti vlerëson.

00:02:19.680 --> 00:02:22.400
- Ushqimi në frigoriferin tënd,
madje edhe arsimi yt.

00:02:22.400 --> 00:02:25.300
Janë të gjitha gjërat që e bëjnë
jetën tënde më të mirë.

00:02:25.300 --> 00:02:27.220
- Gjëja e rëndësishme që
duhet kuptuar është se

00:02:27.220 --> 00:02:30.240
pasuria nuk është diçka që ekziston
në mënyrë natyrale në botë.

00:02:30.240 --> 00:02:32.310
Ajo duhet krijuar.

00:02:32.310 --> 00:02:33.140
- Prit pak.

00:02:33.140 --> 00:02:34.770
Po burimet natyrore?

00:02:34.770 --> 00:02:37.960
Nëse llogaritet ushqimi, a nuk është
edhe molla në pemë pasuri?

00:02:37.960 --> 00:02:39.380
- Në fakt, jo.

00:02:39.380 --> 00:02:42.060
Dikush duhet të përpiqet
që të ngjitet në pemë

00:02:42.060 --> 00:02:45.010
dhe të mbledhë mollët
para se të mund të konsumohen.

00:02:45.010 --> 00:02:47.510
Kjo punë - mbjellja,
korrja, mbledhja,

00:02:47.510 --> 00:02:51.070
gjuetia, rregullimi, ndërtimi
janë mënyra si krijojmë vlerë.

00:02:51.070 --> 00:02:54.330
- Dhe sipërmarrësit luajnë një
rol kyç në krijimin e vlerës.

00:02:54.330 --> 00:02:55.160
- Po.

00:02:55.160 --> 00:02:57.440
Sipërmarrësit krijojnë vlerë për veten

00:02:57.440 --> 00:02:59.440
duke krijuar vlerë për të tjerët.

00:02:59.440 --> 00:03:01.830
- Kjo është e bukura e
sipërmarrjes.

00:03:01.830 --> 00:03:03.990
Është vërtet e rëndësishme
për mua që ta nxjerr jetesën,

00:03:03.990 --> 00:03:06.000
duke përmirësuar jetën e njerëzve.

00:03:06.000 --> 00:03:06.810
- Është gjë e mirë.

00:03:06.970 --> 00:03:11.340
Sepse sipërmarrja është themeli
bazë për rritje ekonomike.

00:03:11.520 --> 00:03:12.350
- Vërtet?

00:03:12.350 --> 00:03:13.840
Është shumë më e madhe, sesa mendoja.

00:03:13.840 --> 00:03:14.910
- Ai nuk po tallet.

00:03:14.910 --> 00:03:18.070
Shoqëritë që inkurajojnë sipërmarrjen
përmes lirisë ekonomike,

00:03:18.070 --> 00:03:20.790
shohin rritje shumë më shpejt
se ato që nuk e bëjnë këtë.

00:03:20.790 --> 00:03:23.950
- Plus, zbulimet dhe informacionet
e sipërmarrjeve

00:03:23.950 --> 00:03:28.670
ndërtohen mbi njëra-tjetrën
për të krijuar produkte të reja e më të mira.

00:03:28.690 --> 00:03:32.600
Sipërmarrësit madje mund të krijojnë
industri të tëra të reja.

00:03:32.600 --> 00:03:35.220
Në më pak se 20 vjet,
kemi kaluar nga telefonat

00:03:35.220 --> 00:03:39.770
që mezi dërgonin mesazhe te telefona
që mund ta drejtojnë të gjithë jetën tonë.

00:03:39.770 --> 00:03:41.200
- Faleminderit, Stiv Xhobs!

00:03:41.200 --> 00:03:44.140
- Në fakt, sipërmarrja
evoluon aq shpejt

00:03:44.140 --> 00:03:46.060
sa kur të mbaroni së pari këtë video,

00:03:46.060 --> 00:03:48.680
ndoshta edhe telefoni juaj është vjetruar.

00:03:48.680 --> 00:03:51.460
- E vërtetë, dhe kjo gjithashtu
krijon mundësi

00:03:51.460 --> 00:03:54.600
për sipërmarrësit që të bëjnë
produkte dhe shërbime të tjera

00:03:54.600 --> 00:03:57.580
si këllëfë, mbrojtës ekrani dhe aplikacione.

00:03:57.580 --> 00:03:59.940
- Prandaj sipërmarrja
krijon mundësi

00:03:59.940 --> 00:04:02.210
për edhe më shumë sipërmarrje.

00:04:02.210 --> 00:04:03.040
- Po!

00:04:03.040 --> 00:04:05.190
Dhe ky është një proces i vazhdueshëm.

00:04:05.190 --> 00:04:07.830
Shoqëritë që përqafojnë
sipërmarrjen lejojnë

00:04:07.830 --> 00:04:10.030
që industritë e vjetra të zëvendësohen,

00:04:10.030 --> 00:04:13.700
ndërsa sipërmarrësit mendojnë për të reja.
Sa herë që ndodh kjo,

00:04:13.700 --> 00:04:16.550
krijohen më shumë vende pune,
prodhohet më shumë pasuri

00:04:16.550 --> 00:04:21.200
dhe njerëzit ushtrojnë talentet e tyre
krijuese në mënyra krejtësisht të reja.

00:04:21.200 --> 00:04:24.670
Si p.sh. kur unë fillova të bëj video
në YouTube për të fituar jetesën.

00:04:24.670 --> 00:04:27.790
Kjo nuk ishte fare e mundur
as pak vite më parë.

00:04:27.790 --> 00:04:30.670
- Kjo është ajo që ekonomisti
Xhozef Shumpeter e quajti

00:04:30.670 --> 00:04:32.520
“Shkatërrimi krijues”.

00:04:32.520 --> 00:04:34.320
Punët dhe industritë e vjetra shkatërrohen

00:04:34.320 --> 00:04:37.350
sa herë që sipërmarrësit
krijojnë të reja dhe më të mira.

00:04:37.350 --> 00:04:40.470
Është si cikli i jetës i tregut.

00:04:40.470 --> 00:04:44.300
- Tani që e di se çfarë roli të rëndësishëm
do të luaj në ekonomi,

00:04:44.350 --> 00:04:45.770
Jam gati që të dal në jetë.

00:04:45.770 --> 00:04:47.430
Mezi pres që të punoj për veten time.

00:04:47.430 --> 00:04:50.880
- Si sipërmarrës, mund të mos
kesh shef mbi krye,

00:04:50.880 --> 00:04:53.240
por, nëse je i suksesshëm,

00:04:53.240 --> 00:04:57.150
do të kesh shumë e shumë
shefa - klientët e tu.

00:04:57.150 --> 00:05:00.100
Në një treg të lirë, klientët e tu
kanë fuqinë të zgjedhin

00:05:00.100 --> 00:05:04.040
nëse do të blejnë apo jo produktet
e tua, dhe me çfarë çmimi.

00:05:04.040 --> 00:05:06.110
Dhe kjo krijon
stimujt e duhur

00:05:06.110 --> 00:05:08.650
dhe të jep informacionin
e nevojshëm për t’iu përgjigjur

00:05:08.650 --> 00:05:11.810
nevojave të klientëve të tu
me shpejtësi dhe efikasitet.

00:05:11.810 --> 00:05:15.170
- Duket sikur po thua se çmimet,
fitimet dhe humbjet e tua

00:05:15.170 --> 00:05:17.830
janë realisht sinjale që
u thonë bizneseve çfarë të bëjnë.

00:05:17.830 --> 00:05:19.440
- Është shumë e saktë.

00:05:19.440 --> 00:05:22.480
- Ato sinjale çmimesh, sa janë
të gatshëm të tjerët të paguajnë

00:05:22.480 --> 00:05:25.210
për produktet e tua dhe nëse
nxjerr fitime apo jo

00:05:25.210 --> 00:05:28.390
apo ke humbje, janë mekanizma
reagues që të tregojnë

00:05:28.390 --> 00:05:32.110
nëse po e bën punën mirë,
duke krijuar vlera për të tjerët.

00:05:32.110 --> 00:05:34.940
- Por mos harro, kjo është
e mundur vetëm në një treg

00:05:34.940 --> 00:05:37.290
ku ti dhe klientët e tu jeni të lirë

00:05:37.290 --> 00:05:39.370
të bëni zgjedhjet tuaja.

00:05:39.370 --> 00:05:41.860
- Meqë ra fjala, çfarë ideje biznesi kishe?

00:05:41.860 --> 00:05:44.110
- Dyqan me kunja dhëmbësh artizanale me shije.

00:05:44.110 --> 00:05:44.940
- Çfarë?

00:05:44.940 --> 00:05:46.790
Unë do të jem klienti yt i parë.

00:05:46.790 --> 00:05:49.280
Nëse mendojmë se sipërmarrja
është diçka e mirë,

00:05:49.280 --> 00:05:52.300
dhe e tillë është, duhet të inkurajojmë
më shumë sipërmarrje

00:05:52.300 --> 00:05:56.160
duke vlerësuar sipërmarrësit
dhe duke inkurajuar lirinë ekonomike.

00:05:56.160 --> 00:05:57.850
Po ju?

00:05:57.850 --> 00:05:59.830
Dëshironi të bëheni sipërmarrës?

00:05:59.830 --> 00:06:03.400
Lini një koment, na tregoni se çfarë
biznesi dëshironi të filloni.

00:06:03.400 --> 00:06:06.940
Mësoni më shumë rreth sipërmarrjes në
courses.fee.org

00:06:06.940 --> 00:06:09.770
dhe vizitoni Fondacionin
për Edukim Ekonomik

00:06:09.770 --> 00:06:13.270
për burime të shumta se si
mënyra e mendimit si sipërmarrës

00:06:13.270 --> 00:06:15.860
mund ta përmirësojë me shpejtësi jetën tuaj.

00:06:15.860 --> 00:06:18.740
Edhe nëse nuk doni të
filloni biznesin tuaj.

00:06:18.740 --> 00:06:20.820
Faleminderit që na ndoqët.

00:06:20.820 --> 00:06:23.230
[muzikë e lehtë]
